Report TV - Siguria rrugore, vendosen barriera anësore ne rrugët nacionale në Kukës

Report TV 2016-10-23

Views 6

Në të gjitha pjesët më të rrezikshme të segmentit Kukës - Bushtricë, pjesë e rrugës nacionale Kukës - Peshkopi, po vendosen barriera anësore për të rritur akoma më shumë sigurinë rrugore.

Këto masa janë marrë në mënyrë që automjetet që mund të humbasin kontrollin të mos përfundojnë jashtë rruge pasi terreni është shumë i thyer dhe tani, me ardhjen e stinës së dimrit, kushtet për të ndodhur aksidentet janë evidente.

Krahas vendosjes së këtyre barrierave anësore, firma kontraktore që mirëmban këtë segment rrugor po punon edhe për riparimin e sinjalistikës rrugore me qëllim që drejtuesit e automjeteve të njihen me kushtet e rrugës.

Share This Video


Download

  
Report form