Ende pa u tërhequr uji nga përmbytja e fundit, Lezha është përmbytur sërish nga reshjet e rëna gjatë natës së kaluar. Kjo është hera e katërt që Lezha përmbytet në dy javë.
Problemet nisën që ora e para të mbrëmjes së të shtunës ku disa lagje të qytetit të Lezhës u pushtuan nga vërshimi i ujërave malorë. Katet e para të bizneseve dhe shtëpive te banimit u mbuluan nga uji dhe balta.