Report TV - Droga,Tahiri: Ndryshim Kodit Penal. Dënimet do ashpërsohen!

Report TV 2016-10-20

Views 2

Kultivon drogë, e trafikon apo e shpërndan, dënimi me burg do të jetë më i ashpër se ai aktual. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri të ditur sot se po bën gati një propozim për Qeverinë ku kërkon ashpërsimin e Kodit Penal për cdo person të përfshirë në trafikun apo prodhimin e lëndëve narkotike.

?Do i propozoj qeverisë ndryshimin e Kodit Penal me qëllim përshkallizimin e arsyeshëm dhe rëndimin e dënimeve për trafikimin, mbajtjen e kultivimin e lëndëve narkotike. Do propozoj që mbajtja e paligjshme, trafikimi të përshkallëzohet sipas përgjegjësisë së autorit. Faji më i madh, përgjegjësia më e madhe. Konsumi dhe mbajtja e sasive që konsiderohen për konsum vetjak do vijojë të jetë jo vepër penale, por shitja, e tregtia 1 deri në 5 vjet burg për sasi të vogla, e 1 deri në 10 vjet burg në sasi më të mëdha?.

Share This Video


Download

  
Report form