Report TV - Ekskluzive/ Zyra e BE:Ligji për mbetjet sipas direktivave tona

Report TV 2016-10-18

Views 6

Bashkimi Evropian konfirmon qëndrimin e kryeministrit Rama, se ndryshimet e fundit të bërë në ligjin për importin e mbetjeve, janë një domosdoshmëri në kuadër të përafrimit të legjislacionit tonë me atë të BE-së.

Duke i kthyer përgjigje disa pyetjeve të ?Shqiptarja.com? për këtë çështje, Delegacioni i BE-së në Tiranë, përmes përgjegjëses së zyrës për informimin dhe komunikimin, Dasara Zeneli, tha se ligji i vitit 2013 nuk ishte në përputhje me parashikimet e rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe se përbënte një shqetësim në këtë drejtim.

Sa i takon infrastrukturës së kontrollimit doganor, zyra e BE-së bën me dije se vendi ynë ka përparuar në këtë drejtim, dhe në këtë aspekt ka pasur një ndihmesë të madhe financiare nga Bashkimi Evropian.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS