Report TV - Përmbytjet në Lezhë,përmirësohet situata,pastrohen rrugët nga balta

Report TV 2016-10-17

Views 0

Një ditë pas përmbytjeve që përshinë qytetin e Lezhës dhe zonat përreth situata është përmirësuar. Uji është larguar nga të gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit, por duke lënë shumë baltë dhe inerte.

Për të pastruar zonat e përmbytura Bashkia ka angazhuar punonjësit e shërbimeve publike si dhe forcat zjarrfikëse. Këta të fundit kanë ndërhyre duke larë rrugët, ndërsa vëmendje më e madhe është përqendruar tek oborret e shkollave të cilat një ditë më parë u përmbyten.

Shefi i Zjarrfikësve të Lezhës Agustin Pepkolaj tha se në të njëjtën kohe po punohet me motorpompa për largimin e ujit nga bodrumet e pallateve të cilët janë përmbytur, duke sjellë edhe mungesë të energjisë elektrike për banoret.

Vërshimi i ujërave malor një ditë më parë ka dëmtuar edhe rrugët në Njësinë Administrative të Kolshit por edhe në qytetin e Lezhës, ndërsa është bërë e ditur se shumë shpejt do të ndërhyhet për kthimin në normalitet të tyre.

Share This Video


Download

  
Report form