Vetëm dy ditë pas aksidentit tragjik që ndodhi në aksin e, Tiranë- Durrës, pranë Sukthit, ku mbetën të vdekur katër persona, policia ka nisur verifikimet për pasurinë e Dashnor Deliallisit. 36-vjeçari që dyshohet si shkaktar i aksidentit, po ecte në drejtim të kundërt të sensit të lëvizjes.
Verifikimi i pasurisë është pohuar për REPORT TV, nga burime të Policisë së Shtetit, që thanë se veprimet nisen pas berjes publike te fotografive, ku dëshmohej se Deliallisi, i vetequajtur 'Tony Montana', bënte një jetë luksoze dhe lëvizte me makina të shtrenjta të tipit të fundit.