Përmbytjet në Kurbin kanë sjellë dëme të shumta edhe në sektorin e Bujqësisë.
Dhjetëra hektarë tokë bujqësore vijojnë të mbeten nën pushtetin e ujit, ndërsa dëme të shumta ka edhe në produktet e vjelura të stinës, të cilët banorët i kishin në magazinat e kateve të para, të cilat u përmbyten nga uji.
Drejtori i Bujqësisë në Lezhë, Ndoc Lleshi thotë se ka nisur puna për të bërë evidentimin e saktë të dëmeve në sektorin e bujqësisë.