Shumë shpejt në kopshtet dhe shkollat e Tiranës do të ketë orë të posaçme për mënyrën e diferencimit të mbetjeve. Kjo ëhstë bërë e ditur nga kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj gjatë përurimit të një kopshti,konkretisht 25/a në Njësinë Administrative nr.4 në kryeqytet, i cili falë ndërhyrjes së bërë sot ka ambiente tërësisht të rinovuara.
Meqenëse në qytetin e Tiranës do të nisë së shpejti edhe procesi i ndarjes në burim të mbetjeve, kryebashkiaku Erion Veliaj, shfrytëzoi takimin me të vegjlit për të improvizuar një orë mësimi duke u shpjeguar atyre ndarjen e mbeturinave në kosha të caktuar.