Rreshje të shumta shiu kanë shkaktuar përmbytjen e një pjese të madhe të qytetit të Laçit. Rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në drejtimin e automjeteve dhe në izolimin e banorëve.
Situata shihet e përkeqësuar dhe bizneset po mbushin thasët me rërë dhe po i vendosin në derë për të mos i hyrë shiu brenda. Qendra e qytetit është përmbytur ndërsa uji ka vërshuar në banesa dhe biznese të shumta
Rrjedha e ujit që vërshon nëpër rrugë është aq e fortë saqë ka rrezik të marrë me vete edhe njerëzit.
Problem janë edhe rrufetë dhe vetëtimat.