Pas humbjes 0-2 me iberikët, tifozët kuqezi që vinin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë kanë nisur të largohen menjëherë nga qyteti i Shkodrës dhe kjo ka shkaktuar vonesa në lëvizjen e automjeteve dhe një trafik të rënduar.
Policia për lehtësimin e qarkullimit bllokoi plotësisht hyrjen për në qytet, duke bërë që të jenë 4 korsi në dalje.