Report TV - Dasma mbretërore, Veliaj bekon çiftin, Princi Leka&Elia Zaharia

Report TV 2016-10-17

Views 2

Princi Leka dhe Elia Zahari kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë. Pas fejesës disa vjeçare, Princi Leka II dhe aktorja e këngëtarja Elia Zaharia nën bekimin e kryebashkiakut Erjon Veliaj zhvilluan ceremoninë celebrimit. Nga sot Elia do tejete Princeshe Elia Zogu.

Në orën 11:00 u zhvillua ceremonia e celebrimit në Sallën e Fronit, drejtuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nën bekimin dhe nga përfaqësuesit e klerit në Shqipëri

?Tirana është qyteti ku jeni njohur ku keni ushqyer miqësinë, respektin e ku i shfaqët dashurinë njëri-tjetrit. Tirana është vendi ku do të ngreni folenë?, u shpreh Veliaj në ceremoninë e bekimit.

Çifti mori bekimin e Myftiut të Komunitetit Musliman, të përfaqësuesit Ortodoks, Katolik, Bektashi, Protestant. ?Në emër të Perëndisë, qofshi të bekuar?, thane ata.

?Këtë bashkim sot, miq e dashamirës të cdo etnie, me tituj pa tituj, urime do e shoqërojnë cdo ditë të jetës suaj. Shkëmbeni premtimet solemne?, tha Veliaj duke ftuar Princin dhe Elian t?i premtojnë njëri-tjetrit besnikëri, dashuri e harmoni.

Share This Video


Download

  
Report form