Një sasi e madhe kanabisi i tharë është gjetur në qytetin e Vlorës. Vendi ku është kapur droga i përket plantacioneve që prej një muaji kohët e fundit janë kapur në shtetin italian, rreth 2 ton hashash, në dy gomone të kapura ditët e fundit. Droga e sekuestruar sot në mëngjes po përgatitej për t'u dërguar drejt shtetit italian.
Policia e Vlores ka arrestuar 6 persona të cilët janë kapur në magazinat e kanabisit, të dyshuar si posedues të lëndës narkotike. Nderkaq po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Mësohet se prej tre ditësh policia ka kryer operacionin në disa fshatra të Vlorës për gjetjen e lëndës narkotike.