Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi viziton për herë të parë Shqipërinë ne cilesine e kreut te shtetit. Thaçi u prit sot paradite në Tiranë nga Presidenti Bujar Nishani me të cilin zhvilloi dhe një konferencë të përbashkët shtypi.
Ora 10:30 Takimi Nishani-Thaci
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe ai i Kosovës Hashim Thaci kanë konsideruar se bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë është një shembull model për rajonin e Ballkanit.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, Nishani i deklaroi Thacit se, Shqipëria do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian.
?Shqipëria do mbështesë anëtarësimin e Kosovës në anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe organizata ndërkombëtare. Procesi i integrimit euroatlantik dhe mbyllja e procesit të liberalizimit të vizave do konfirmojë dimensionin e lirisë dhe frymën e përhapjes së prosperitetit që mbart hapësira euroatlantike.