Report TV - Tregtimi i produkteve, AKU kontrollon 366 subjekte, pezullohet një biznes

Report TV 2016-10-02

Views 1

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një aksion të gjerë për kontrollin e të gjitha subjekteve në vend, që merren me tregëtimin dhe prodhimin e produkteve ushqimore.

Janë kryer kontrolle në tregje të hapura, në minimarkete, në subjekte që tregëtojnë mish e qumësht si dhe në të gjitha bizneset e tjera, për të parë se sa këto subjekte respektojnë kushtet për sigurinë ushqimore.

Nga kontrollet e kryera nga data 23-30 shtator, janë marrë 73 masa ?Paralajmërim? për bllokim, është pezulluar një subjekt, si dhe janë vendosur gjoba ndaj biznesve që tregëtojnë pa plotësuar kushtet.

Në Tiranë janë kryer 32 inspektime dhe 3 biznese jane paralajmëruar për bllokim të aktivitetit pas problemeve të konstatuara.

Share This Video


Download

  
Report form