Report TV - Përplasen dy makina në ''Rrugën e Kombit'', plagosen 5 persona

Report TV 2016-09-29

Views 11

Dy automjete janë përplasur ditën e sotme në Rrugën e Kombit, ku për pasojë janë plagosur 5 persona.

Aksidenti ka ndodhur në Milot, nga ku sipas informacioneve paraprake 3 prej 5 të plagosurve janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa 2 të tjerët ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, por policia po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form