Report TV - Nis festivali i filmit për emigrantët “Shqipëria, bukë e kripë dhe zemër”

Report TV 2016-09-27

Views 0

Çelet në Tiranë edicioni i 12 i festivalit të filmit për të drejtat e njeriut. Filmi ?Fuocoammare? që fitoi ?Ariun e Artë? në Berlinale 2016, i regjisorit të shquar Gianfranco Rosi ngriti siparin këtë të hënë që përkon edicionin e 12.

Filmat nga e gjithë bota do të shfaqen në ketë festival nga data 26 shtator deri më 1 tetor.

Kryebashkiaku Erion Veliaj përshëndeti hapjen e edicionit.

?Ideja jonë është një Tiranë policentrike. Kinostudio rreth Marubit dhe shumë aktivitete të tjera është prej këtyre ideve.

Tirana është kryeqytet falë një trilli të historisë në fillim të shekullit të kaluar, një qytezë e vogël një fshat i madh.

Edhe pse sot është një milion banorë, pyesim njëri tjetrin nga jeni. Nuk është për të theksuar gjërat që na ndajnë, por të gjithë vijmë nga anë të ndryshme për të krijuar atë mozaik? deklaroi ai.

Kryetari në Detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, foli sot në hapje të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e kryetarit të bordit të festivalit.

Duke u ndalur te migrimi, tema kryesore e festivalit këtë vit, Wilton tha se ai po e përball Evropën me një nga sfidat më të mëdha të kësaj gjenerate.

Share This Video


Download

  
Report form