Të rinjtë kudo e pranojnë hapur se janë të pakënaqur me këto dy alternativa dhe kësaj herë duan të ngrenë zërin fort kundër sistemit 2 partiak në SHBA që nuk I jep atyre mundësinë për të zgjedhur një kandidat të tretë që të ketë natyrisht të njëjtat shanse për fitore.
Në Universitetin Amerikan në Uashington DC, studentët e klasës politike janë shumë të apasionuar kur flasin për këta dy kandidatë.
Daniel Fitzgerald më shpjegon se pse të rinjtë e gjejnë veten tek këta dy kandidatë, edhe pse ata s?janë aspak të njohur përtej vendit.