Shqetësimi i ngritur nga banoret e Lezhës për nevojën e rehabilitimit të qendrës së qytetit ka marrë vëmendjen e bashkisë.
Kjo e fundit ka nisur ndërhyrjen për eliminimin e gropave, ujit në rrugë, pluhurit si dhe krijimin e lehtësive në qarkullim.
Kjo është një ndërhyrje e përkohshme ka deklaruar nënkryetari i bashkisë së Lezhës Enver Hafizi që ka ndjekur nga afër punimet që po kryhen, duke theksuar se pritet që të pasohet me një investim të rëndësishëm për kthimin e saj në një pedonale.
Ndërhyrja për riparimin e qendrës së qytetit të Lezhës do të ndikojë në shmangien e problematikave që ndeshen kryesisht gjatë reshjeve intensive të shiut.