Report TV - Ndryshon ligji për banesat sociale Gjermeni:Zgjerohet numri i përfituesve

Report TV 2016-09-27

Views 1

Ministria e Zhvillimit ka nisur konsultimet publike për ligjin ligjin e ri të strehimit social. Në një takim me përfaqësues të 28 bashkive, të ekspertëve të fushës, si dhe të shoqërisë civile, Ministrja Eglantina Gjermeni tha se i është nënshtruar ndryshimeve rreth 60% e ligjit aktual për strehimin.

Ndryshimet parashikojnë dyfishimin e numrit të programeve të strehimit social, përfshirja në të e familjeve të varfra që përfitojnë ndihmë ekonomie, apo rikonstruksioni i banesave ekzistuese.

Gjermeni tha se së shpejti bëhet publik edhe raporti mbi numrin e saktë të të pastrehëve në Shqipëri, ndërkohë që sipas të dhënave jo përfundimtare vlerësohet se ata janë rreth 35 mijë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS