Report TV - 112 mijë depozita të reja futen në skemën e sigurimit të sistemit bankar

Report TV 2016-09-27

Views 0

Në skemën e sigurimit të depozitave nëpër banka nuk do të bëjnë pjesë vetëm individët, por edhe bizneset.

Janë publikuar tashmë në fletoren zyrtare ndryshimet në legjislacionin bankar të cilat parashikojnë përfshirjen e më shumë se 112 mijë depozitave të reja në skemën e mbrojtjes të Agjencisë e Sigurimit të Depozitave.

Në këtë mënyrë, në skemën e sigurimit të detyrueshëm të depozitave përfshihen edhe depozitat e tregtarëve dhe shoqërive tregtare, të cilat përbëjnë 13% të depozitave të sistemit në vlerë, ose 129,6 mld lekë.

Në total 112 mijë depozituesit e rinj të përfshirë në skemë përbëjnë 6% të numrit të depozituesve. Nga 129,6 miliardë lekë depozita që do të përfshihen në skemë, 29,2 miliardë lekë do të sigurohen nga skema (deri në nivelin 2,5 mln lekë).

Gjithashtu, nga 112.584 depozitues, 105.961 prej tyre mbulohen plotësisht dhe pjesa tjetër mbulohen pjesërisht (deri në 2,5 milionë lekë).

Aktualisht, depozitat e siguruara të individëve në sistemin bankar kapin vlerën 573.1 miliardë lekë.

Përfshirja e depozitave të tregtarëve dhe shoqërive tregtare në skemë do të rriste depozitat e siguruara me 29.2 miliardë lekë ose 5.1%.

Share This Video


Download

  
Report form