Report TV - AMF: 26% e makinave të pasiguruara dëmi i shkaktuar arrin 1.3 miliard lekë

Report TV 2016-09-27

Views 3

Vetëm në dy vite, nga makinat e pasiguruara është shkaktuar një dëm që në total arrin 1.3 miliardë lekë, por që mbetet ende i pashlyer nga kompanitë e sigurimit.

Shifra e këtij dëmi u raportua nga kreu i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare Enkeleda Shehu në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, sipas së cilës makinat e pasiguruara në Shqipëri zënë 26% të totalit. Kreu i këtij Komisioni Erion Braçe kërkoi informacion mbi këto aksidente të pazhdëmtuara nga Byroja Shqiptare e Sigurimit.

Shehi u pyet nga deputetët edhe mbi rritjen e çmimeve të sigurimeve nga ana e kompanive pak javë më parë. Ajo e quajti të pajustifikuar rritjen e çmimeve, duke shtuar se për këtë duhet të hetojë Autoriteti i Konkurrencës.

Share This Video


Download

  
Report form