Report TV - Maturantët, formula e re për pranimin në universitet në raundin e dytë

Report TV 2016-09-27

Views 0

Ndërkohë që vijon regjistrimi i maturantëve fitues në Universitet, pjesa më e madhe e kandidatëve po presin raundin e dytë, për të parë nëse do të fitojnë një degë ose jo.

Sipas Ministrisë së Arsimit maturantët që kërkojnë të ruajnë degën që kanë fituar, duhet të regjistrohen. Por nëse një maturantë, nuk ka fituar preferencën që dëshiron, atëherë ai nuk duhet të regjistrohet.

Kjo pasi regjistrimi do të thotë heqje dorë nga konkurimi për në raundin e dytë dhe vazhdimin e studimeve në degën që keni fituar.

Për këtë arsyje, specialistët u bëjnë apel maturantëve, që në raundin e dytë të hedhin degët që kanë fituar në raundin e parë, pastaj të zgjedhin dhe degët e tjera. Kjo u jep mundësi atyre që kanë fituar, që të mos humbasin degën që kanë fituar në raundin e parë.

Ndërkohë për maturantët që nuk kanë fituar asnjë degë, do të ndryshohet formula e pranimeve. Kjo është arritur pas njjë takimi ditën e djeshme te Ministres Lindita Nikolla, me Rektorët.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS