Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Një avion i vogël tip ?Piper? i cili ishte nisur nga Bari i Italisë është rrëzuar mëngjesin e 15 shtatorit 2016, në Ishëm të Durrësit.
I pari që e dha lajmin ishte deputeti i PD-së, Flamur Noka në seancën e Kuvendit. Për deputetin demokrat avioni i vogël që ishte rrëzuar në Durrës ishte i ngarkuar me hashash. Më pas erdhën reagimet e njëpasnjëshme.
Policia deklaroi pranon se avioni i vogël ishte rrezuar rreth orës 08: 45 minuta (15 shtator) por se avioni i drejtuar nga piloti italian 69 vjeçar, Guido Andrea Guidi ishte turistik ishte nisur nga Bari me destinacion veriun e Italisë. Në lartësinë 4- 5 mijë këmbë kishte pësuar defektin që e kishte detyruar të ulet. Ndërkohë Aviacioni Civil deklaron se avioni nuk kishte leje fluturimi në territorin shqiptar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/noka-ne-kuvend-ne-durres-sapo-ra-nje-avion-i-vogel-me-droge/