Ora News –Rama: Rruga e Arbrit nis para zgjedhjeve me ose pa kinezët

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Rama ndodhet në Dibër për t?i thënë ?faleminderit Dibrës që votuat? por dhe për të dhënë një premtim se Rruga e Arbrit do të nisë të ndërtohet para zgjedhjeve të ardhshme, (2017) me ose pa kinezët.
Në një takim falenderimi për fitoren e 11 shtatorit 2016 Edi Rama deklaron: ?Kush ju thotë që rrugën e Arbrit nuk duam ta bëjmë apo nuk e bëjmë dot, thjesht bën të njëjtin gabim që PD bëri një muaj këtu. Ju merr për njerëz që nuk mendoni me kokën tuaj. Unë ju them se rrugën e Arbrit ne do ta ndërtojmë dhe rruga e Arbrit do të nisë të ndërtohet përpara zgjedhjeve të ardhshme.
Është e vërtetë që nuk kam ardhur në Dibër për një periudhë të gjatë kohe, pas zgjedhjeve 2013. Nuk kam ardhur sepse thoja, do të shkoj por nuk e di çfarë ti them. Kam takuar ambasadoren kineze, më besoni më shumë se çkam takuar ambasadorin amerikan për reformën në drejtësi. Dhe dje ia thashë: Nuk mbaj dot më. Nesër do ia them dibranëve sa shumë kemi qëndruar bashkë. Problemi është kur do të shkojmë bashkë të fillojmë punën për rrugën e Arbrit. Dhe o e fillojmë bashkë, o po nuk e filluam bashkë do gjej mënyrën ta nis edhe pa ju?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-diber-faleminderit-vota-juaj-detyrim-i-shumefishuar-ndaj-nesh/

Share This Video


Download

  
Report form