Report TV - Topi:Rezultati në Dibër paradoksal,e djathta s'jep shpresë për të ardhmen

Report TV 2016-09-27

Views 1

Ish presidenti dhe kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi i ftuar në emisionin '45 minuta' nga Denis Minga në Report Tv ka folur për zgjedhjet e pjesshme në Dibër, rolin e të djathtës shqiptare si dhe atë të partisë së tij në skenën politike.

Sipas Bamir Topit rezultati i Dibrës është një rezultat tërësisht paradoksal pavarësisht se Muharem Rama e meritoi fitoren. Duke marrë parasysh rezultatin pas skandalit seksual them se është paradoksal 10-fishimi i votave për kandidatin socialist theksoi Topi.

Duke folur për përgjegjësinë e PD Bamir Topi tha se Basha ende nuk është lideri që vendos vetë në këtë parti dhe se influenca e Berishës mbi të vijon të jetë e madhe.

Sipas ish presidentit, Berisha vijon të jetë një faktor pengues edhe për të djathtën e cila nuk jep shpresë për të ardhmen. Kreu i FRD shprehu shqetësimin pasi nga njëra anë një krah ka të gjithë pushtetin ndërsa pala tjetër është shumë e dobët.

Sipas Bamir Topit ky rezultat nuk duhet të kënaqë as kryeministrin, pasi tregon që nuk njeh realitetin shqiptar. Mesa duket është një popull në dëshpërim që predispozon t?i marrë premtimet për të vërteta- theksoi Topi.

Share This Video


Download

  
Report form