Report TV - Nesër nis viti shkollor, Nikolla uron nxënësit,27 000 në klasën I

Report TV 2016-09-27

Views 0

Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka uruar të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor që do të nisë nesër.

Lindita Nikolla shprehet se do të bëjë më shumë për fëmijët në nevojë, me aftësi të kufizuar e jetimë, për fëmijët nga komuniteti rom e egjiptian.

Ministrja pas urimit për nxënësit kërkon nga prindërit që të bëhen pjesë e shkollës për të monitoruar punën, pasi shkolla është një qendër komunitare.

Ky vit do të jetë i veçantë për 27 mijë vogëlushë që nisin rrugëtimin me dijen, pasi do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës në klasën e parë.

Share This Video


Download

  
Report form