Banorët e Kodër-Selitës janë terrorizuar, teksa kanë gjetur kafkën e një mashkulli të shkëputur nga trupi i dekompozuar.
Ka qenë një qytetar i cili ka gjetur kafkën e një njeriu të ndarë nga trupi i viktimës dhe që ka telefonuar në sallën operative të komisariatit numër 1 për të denoncuar ngjarjen.
Policia e kryeqytetit ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar kafkën e një njeriu të shkëputur nga eshtrat e trupit të dekompozuar.
Kafka dhe eshtra të trupit të nje personi ?janë gjetur në një sipërfaqe 30 m2 në Koder Selitë pranë liqenit të Sharrës