Koalicioni i Vëzhguesve Vendor deklaron se procesi i votimit në Dibër ka qenë i qetë. Në disa qendra ka pasur problematika, por që nuk kanë ndikuar në proces. Në Luzni, ka pasur përplasje dhe është bllokuar votimi, pas një tentative për votim familjar. Ka patur prezencë nga aktorët e dy kampet politike, por kjo nuk ka ndikuar në procesin zgjedhor
?Klima e qetë ka vazhduar deri në momentin e mbylljes së qendrave të votimit. Ka patur prezencë nga aktorët e dy kampet politike, por kjo nuk ka ndikuar në procesin zgjedhor.
Para mbylljes së qendrave të votimit ka patur disa problematika. Në Luzni ka patur bllokim të procesit nga 17:30 deri në 18:00. Kërkesa për një votim familjar solli përplasje. Ka pasur probleme me furnizimin me energji në dy qendra votimi. Shumica e QV u mbyllen në orarin e caktuar. Në disa QV kryetarët kanë hyrë dhe dalë me vula. Janë shënuar edhe raste të fotografimit të votës. Pritet mbërritja e 3 kutive nga komuna e Lurës. Procesi po shkon mbarë dhe qetë, nuk ka problematika?