Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindta Nikolla në një deklaratë për mediat, ka folur rreth pranimeve në universitete dhe ka thënë se pas fazës së parë të pranimeve dhe përfundimit të afatit të animimeve, më 13 shtator do të nisë faza e regjistrimeve të atyre që fituan për në universitetet e vendit.
Duke pasur në vëmendje kundërshtitë dhe protestat e maturantëve, kundër fazës së parë, ministrja Nikolla ka bërë një rezyme të numrit të animimeve në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend ndërkohë që ka falenderuar rektorët, dekanët e grupet e punës për zbatimin e udhëzimeve.
?Ankimimet në universitete, nga raportimi bëhet e ditur se janë 287 ankimime në 475 mijë aplikime ose 0.06% animime në totalin e të gjithë aplikimeve për të vijuar studimet e maturantëve. Është mbyllur faza e parë e aplikimeve. Po komunikojmë me të gjithë institucionet e arsimit të lartë në vend. Falenderoj rektorët, dekanët e grupet e punës që po veprojnë për zbatimin e udhëzimeve në këtë proces. Autonomia dhe përgjegjshmëria institucionale është vënë në funksion. Gjithçka do të vijojë sipas ligjit, fituesit e raundit të parë do regjistrohen më 13 shtator? tha ajo.
Nikolla shtoi se, përmes raundit të parë është mundësuar që maturantët më të mirë të kenë mundësi të regjistrohen të parët, ndërkohë që sa i takon raundit të dytë,
maturantët do të kenë mundësi jo vetëm që të riaplikojnë, por edhe të ndryshojnë preferencat e tyre.