Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është mbyllur përfundimisht në Irak kampi Liria ku ishin strehuar 280 anëtarë të opozitës iraniane, pasi i gjithë grupi është zhvendosur në Shqipëri.
Dy çartera kanë mbërritur një ditë më parë në Rinas ku ndodhej grupi i opozitarëve iranianë.
Lajmi është konfirmuar nga OKB dhe banorët e zonës ku ndodhej kampi.
Anëtarët e Organizatës Muxhahedinët e Popullit apo siç njihen MEK që kundërshtojnë regjimin fetar të Teheranit kanë qenë të vendosur në këtë kamp në Irak që prej viteve 80, kohë kur ata morën armë dhe mbështetjen e presidentit të atëhershëm irakian Sadam Hysein gjatë luftës Iran-Irak.
Por në vitin 2003 forcat ushtarake ndërkombëtare të drejtuara nga SHBA e carmatosën këtë grup dhe i strehuan në një bazë në veri të Bagdadit.
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Elizabeth Trudeau falenderoi Shqipërinë dhe Irakun për ndihmën e dhënë për strehimin e muxhahedinëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perfundon-zhvendosja-e-muxhahedineve-nga-iraku-drejt-shqiperise/