Ora News – Kryesia, Meta: Të zgjidhen të gjitha çështjet e maturantëve

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, në mbledhjen e kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkoi më shumë bashkëpunim midis Ministrisë së Arsimit dhe universiteteve për t?u dhënë zgjidhje çështjeve të maturantëve.
Kreu i LSI-së, tha se edhe pa ndryshimin e ligjit për arsimin e lartë, mund të kishte zgjidhje shumë të mira që respektojnë tre parime kryesore; ë meritës, të preferencës dhe të transparencës.
Meta: E zhvillojmë këtë mbledhje të kryesisë së LSI-së me kërkesë të deputetes Kledi Mehmetaj për të diskutuar me situatën që ka të bëjë me debatin më të fundit të hapur në publik për pranimin në universitete të maturantëve. Ka pasur disa shqetësime.
Qëndrimi ynë besoj ka qenë dhe mbetet i qartë në mbështetje të ligjit të miratuar të arsimit të lartë por gjithmonë duke respektuar frymën e tij me qëllim zgjidhjen e probleme dhe jo krijimin e problemeve për të gjithë të rinjtë, bazuar në meritë, preferencë dhe transparencë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-te-zgjidhen-te-gjitha-ceshtjet-e-maturanteve/

Share This Video


Download

  
Report form