Report TV - Maturantët, Meta: Bashkëpunim mes MAS dhe Universiteteve

Report TV 2016-09-27

Views 0

Kryesia e LSI është mbledhur sot për të diskutuar për pranimin në universitete të maturantëve.

Ilir Meta deklaroi se ka patur debate dhe shqetësime në lidhje me pranimin e maturantëve në universitete. Meta deklaroi se qëndrimi i LSi mbetet i qartë në mbështetje të ligjit të miratuar, por duke respektuar frymën e tij më qëllim zgjidhjen e problemeve për të rinjtë bazuar në merite, preference dhe transparencë.

Meta u shpreh se ka nevojë për bashkëpunim më të ngushtë mes MAS dhe universiteteve për të gjetur një zgjidhje dhe për të patur një situatë më të pranueshme, në mënyrë që të qetësojmë edhe prindërit edhe maturantët.

Sipas Metës zgjidhjet mund të gjenden edh pa bërë ndryshime në ligj, por duke u bazuar në sistemin merite-preferencë-transparencë.

Meta u shpreh i bindur se kjo cështje do të zgjidhet

Share This Video


Download

  
Report form