Dy persona të maskuar kanë qëlluar sot për vdekje drejtuesin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Saimir Jakun ndërkohë që Gjergj Prenga ka mbetur i plagosur.
Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë të ditur se Jaku është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të maskuar, teksa ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit bashkë me një shok të tij.
Pas atentatit, ku mbeti i vdekur Saimir Jaku dhe u plagos Gjergj Prenga autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Policia është vënë në ndjekje të një makine tip ?Benz?e cila dyshohet të jetë e autorëve.
Automjeti është braktisur në fshatin Gallatë të Kurbinit, aty ku ka edhe forca të FNSH-së të ardhura në Lezhë nga Shkodra për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.