Ditën e djeshme mbërritjen në aeroportin ?Nënë Tereza? të Tiranës këngëtarja dhe kompozitorja me famë botërore Bebe Rexha e ka përjetuar me gëzim.
Ajo është pritur nga një grup të rinjsh të kryesuar nga vajza e kryetarit të kuvendit Ilir Meta. "Jam e lumtur që jam në Shqipëri", ka thënë ajo.
E lindur në një familje shqiptare në Amerikë, Bebe Rexha nuk e ka harruar as gjuhën shqipe as të afërmit e saj: ?Jam e lumtur që jam në Shqipëri.
Jam krenare që jam shqiptare?, është shprehur e emocionuar Bebe Rexha në gjuhën shqipe, duke u shprehur më tej se ?Do të më shihni në koncert!?.
Koncerti i këngëtares Bebe Rexha do të jepet sot në orën 6.00 të mbrëmjes në sheshin ?Nënë Tereza? në Tiranë.