Kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili disa ditë më parë dha alarmin se nuk ka kush i heton zyrtarët e lartë për shkak të mungesës së dispozitës kalimtare në Kushtetutën e re, ka planifikuar blerjen e një pajisje përgjimi të avancuar, në kuadër të rritjes së efektivitetit të hetimeve për çështjet e krimit dhe korrupsionit elitar.
Në strategjinë dhe planin e veprimit deri në vitin 2017, kryeprokurori parashikon blerjen e një sistemi të avancuar bashkëkohor të përgjimit të komunikimeve elektronike si dhe pajisjen me mjete teknike bashkëkohore të Prokurorisë. Në planin e veprimit, parashikohet rritja e efektivitetit dhe decentralizimi i përgjimeve të komunikimeve elektronike.