Aktualisht po zhvillohet seanca plenare në parlament, ndërsa po diskutohen disa ligje dhe marrëveshje që pritet të miratohen.
Në rend të ditës janë edhe dekretet e Nishanit për shkarkimin dhe emërimin e ministrit të ri të Transporteve.
Seanca e sotme është dominuar nga debatet mes qeverisë dhe opozitës për çështjen e maturantëve, kultivimin e drogës, aktin normativ dhe zhvillimet e fundit politike në vend.