Ora News – Pas 12 muaj “Skënderbej” në pedonale; Olli: Fatura 4 mln euro

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vend të sheshit ?Skënderbej?, pas një viti Tirana do të ketë një pedonale. Nga makinat tek këmbësoret. Ky është projekti i sapo nisur, punimet e të cilit në ditën e parë u inspektuan nga kryetari i bashkisë Erjon Veliaj.

Veliaj: Sot kemi fatmirësisht një projekt që është akoma më i mirë se projekti fillestar për të çuar përpara atë projektin që nisi 5 vite më përpara, por që ngeli në gjysmë të rrugës për t?i dhënë Shqipërisë, Tiranës hapësirën më të madhe pendale në gjithë rajonin e Ballkanit.

Punimet filluan me pjesën qendrore të sheshit dhe rreth Muzeut Historik Kombëtar, ku pas rrethimit të zonës, u vijua me heqjen e shtresës së asfaltit dhe zhvendosjen e pllakave.

Duke i kërkuar ndjesë qytetarëve për trafikun e rënduar, kryebashkiaku theksoi se do të ketë një lehtësim të ndjeshëm pasi shumë shpejt do të vihet në punë edhe pjesa e mbetur e Unazës së Vogël, në tashmë që u miratua edhe plani i shpronësimeve për nënstacionin elektrik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-sheshi-skenderbej-pedonalja-me-e-madhe-ne-tirane/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS