Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Prokurimeve Publike ka shpallur fitues të koncesionit të rrugës së Kombit bashkimin e kompanive shqiptare ?Catalyst?, ?Salillari? dhe ?Kastrati duke rrëzuar kompaninë turke që ishte shpallur më herët fitues para dy muajve nga komisioni i vlerësimit të ofertave.
Në vendimin e publikuar në faqen zyrtare KPP sqarohet se ky vendim është anuluar dhe se kompania turke ?Vendeka Bilgi? tashmë është renditur në vend të dytë.
Vendimi i Komisionit të prokurimeve ka ardhur pas një ankese të bërë nga bashkimi i operatorëve ekonomik shqiptar se ishin skualifikur padrejtësisht pas kishin ofruar oferte me te ulet. Bashkimi i kompanive shqiptare në ofertën e saj ka kërkuar 8 milionë euro më pak subvencion nga buxheti dhe parashikon që të marrë 175 milionë euro më pak nga qytetarët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/nje-tjeter-fitues-per-rrugen-e-kombit/