Report TV - Lu: Në Shqipëri ka kriminelë si Al Capone, do përfundojnë si ai

Report TV 2016-09-27

Views 0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu teksa ka mbajtur një fjalim në një konferencë të Qendrës ?Marshall? në Tiranë mbi luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, ka thënë se do të përfundojnë në burg të gjithë ata të inkriminuar të cilët do të tentojnë të hyjnë në politikë, duke cituar edhe Al Caponen.

Sipas Lu ky është një paralajmërim për të inkriminuarit, pasi popullit shqiptarë i ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët në politikë.
Lu ka shtuar se Shqipëria do të jetë e suksesshme vetëm me ndihmën e partnerëve ndërkombëtar, por nga ana tjetër ai ka theksuar se situata e krimit të organizuar në Shqipëri është shumë e rëndë duke cituar këtu Emiliano Shullazin, ku Lu tha se, në Shqipëri ata që akuzohen për drogë rrallë përballen me akuzat.

Lidhur me Reformën në Drejtësi, Lu është shprehur se ajo do të ndëshkojë të inkriminuarit dhe se FBI do të trajnojë të gjithë ata që do të hetojnë krimin e organizuar e korrupsionin, duke zgjidhur pandëshkueshmërinë.

Share This Video


Download

  
Report form