Report TV - Ja itinerari i avionit që u rrëzua në Maqedoni,fluturoi edhe mbi Shqipëri

Report TV 2016-09-27

Views 1

TIRANË - Report TV dhe Shqiptarja.com sigurojnë itinerarin e avionit të vogël të nisur nga Treviso në Itali që është rrëzuar pranë Shkupit. Nga të dhënat e transponderit që ndodhej në bord në kabinën e pilotimit, avioni ka fluturuar mbi territorin shqiptar rreth orës 17:00 (sot 6 shtator) e më pas në Maqedoni ku sipas mediave lokale është rrëzuar në Veles.

Itenerari i avionit

Në orën 17:00 avioni i vogël i identifikuar me numrin ose kodin e fluturimit "IPDRG" është futur në hapësirën ajrore shqiptare, avioni ishte nisur nga Treviso në Itali me një destinacion paraprak Brindisi (Për shkak se kemi të bëjmë me një avion të vogël privat edhe jo një aeroplan komercial, zakonisht destinacionet e këtyre avionëve janë paraprake pasi piloti mund të vendos të shkoj dhe në një vend tjeter ose destinacioni ndryshon kur mund të kryhej ulje emergjente). Siç duket avioni nuk ka fluturuar drejt Brindisit, pak minuta para se të futej në hapësirën shqiptare avioni i vogël ishte duke fluturuar mbi Malin e Zi dhe Bosnje- Hercegovinë.

Në orën 17:12 sinjali nga transponderi i fluturimit IPDRG 'bllokohet' duke mos lëshuar sinjal mbi vendodhjen e avionit.

Në orën 17:19 transponderi i avionit nuk lëshon më sinjal, avioni 'zhduket' mbi territorin shqiptar përkatësisht mbi qytetin e Peshkopisë, në lartësinë 3383 metra.

Pak minuta më vonë rreth orës 17:30 një sinjal transponderi aktivizohet mbi territorin e Maqedonisë mbi qytetin e Shkupit. Sinjali i transponderit nuk ka kod fluturimi por është e njëjta rruga fluturimi që po përshkonte avioni me kod fluturim IPDRG para se sinjali t'i zhdukej mbi Shqipëri.

Avioni bën një kthesë pranë Shkupit në orën 17:57 ndërsa gjatë kësaj manovre transponderi u fik dhe u ndez sërish mbi zonën e quajtur Veles.

Në orën 18:07 avioni zhduket mbi Veles në lartësinë 3231 metra teksa po fluturonte me rreth 190 - 200 km/h ku sipas mediave lokale është rrëzuar. - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/humbi-sinjalin-mbi-shqip-ri-rr-zohet-n--maqedoni-avioni-me-6-pasagjer--373552.html#sthash.ULgTTRBx.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS