Ora News – Shehu: Fyerje për Dibrës angazhimi në fushatë i ministrave

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi takimet në Dibër në mbështetje të Sherefedin Shehut për zgjedhjet parakohshme të 11 shtatorit. Demokratët zhvilluan takim me banorë të fshatrave Kandërr, Kishavec, Vakuf, Borovjan dhe Deshat.
Lulzim Basha bëri përgjegjëse qeverinë se në tre vjet ka shtuar hallet e shqiptarëve, ndaj sipas kryedemokratit, kjo është arsyeja që nga jugu në veri, ka nisur një bashkim i madh i shqiptarëve, për të larguar atë që ai e cilëson bandën e Edi Ramës.
Basha: Kjo është shenjë e një bashkimi të madh. Një bashkimi të madh që i tejkalon vijat politike dhe që bëhet sepse shqiptarët e kanë kuptuar se ata që kemi sot mbi krye nuk e meritojnë emrin qeveritar apo qeverisës. Janë një bandë sunduesish, hajdutësh dhe kriminelësh të cilët për popullin kanë vetëm tre alternativa; varfërinë, burgun ose emigracionin. Dhe se gjithçka ky vend ka e duan për vete.
Kandidati Shehu nga ana e tij vijoi akuzat ndaj ministrit të Gjiknuri ndërsa e konsideroi fyerje për Dibrën angazhimin në fushatë të ministrave e deputetëve të majtë që nuk kanë asnjë lidhje me zonën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shehu-fyerje-per-dibres-angazhimi-ne-fushate-i-ministrave/

Share This Video


Download

  
Report form