Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nxënësit e Tiranës nuk do të mësojnë më me dy turne. Kreu i bashkisë së kryeqytetit Erjon Veliaj tha se ky problem po merr fund fale partneriteti publik-privat në ndërtimin e 20 shkollave të Tiranë.
Erion Veliaj: Ka ardhur koha për një ndryshim radikal, ndaj do të vazhdojmë partneritetin publik-privat me ndërtimin e 20 shkollave në Tiranë. Pasi firma të ketë mbaruar shkollën, do të fillojmë të paguajmë këstet. Kjo mënyrë ka funksionuar me sukses në shumë vende rreth nesh. Ka ardhur koha që të ecim përpara me këtë projekt?
Kjo deklaratë erdhi gjatë inspektimit në nisjen e ndërtimin e shkollës 9-vjeçare, ?Betim Muço? në Kombinat.
Erion Veliaj: ?Më vjen mirë që pas shkollës ?Hoxha Tahsin?, shkolla 9-vjeçare ?Betim Muço? në Kombinat është e dyta si pjesë e projektit për ndërtimin e 20 shkollave në Tiranë. Duke filluar me këto dy shkolla të para dhe për të pasuar me shkollën ?Kosova?, do të vazhdojmë gjatë këtij viti me hedhjen e themeleve për shkolla të reja. Kjo është e vetmja mënyrë se si mund të eliminojmë klasat me dy turne?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkollat-veliaj-ne-tirane-sdo-kete-mesim-me-dy-turne/