Njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës ka nisur hetimet kryesisisht lidhur me abuzimet finaciare të ish-drejtuesve të Bankës së Shqipërisë, abuzime këto të evidentuara në një raport sekret të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Hetimet kanë nisur kryesisht një ditë më parë, duke u mbështetur në dy shkrimet e publikuara nga ?Shqiptarja.com? një muaj më parë, ku evidentohej ekzistenca e një raporti sekret, i cili flet jo për 713 milion lekë të vjedhura nga thesari i Bankës së Shqipërisë, por për një shifër akoma më të madhe se kjo, e cila shkon diku tek 21 milion euro abuzime.