Report TV - Superstrada Tiranë-Durrës do bëhet me 3 korsi,shpejtësia deri 140 Km/h

Report TV 2016-09-27

Views 2

Superstrada Tiranë-Durrës do të bëhet me tre korsi, dhe shpejtësia e lejuar e lëvizjes mund të rritet deri në 140 kilometra në orë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë publik publik studimin e bërë për këtë qëllim nga një kompani italiane.

Zgjerimi i rrugës mund të kushtojë deri 150 milionë euro, ndërkohë që përveç 3 korsive për secilin kah të lëvizjes parashikon edhe ndërtimin e një korsie emergjence.

Studim-Projektimi per Zgjerimin e Superstrades Tirane-Durres ka per objektiv kryesor projektimin e nje infrastrukture te kategorise "A", e cila duhet te kete karakteristikat per te perballuar volumet gjithnje e ne rritje te trafikut ne kete arterie kryesore te vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar argumenton se rritje e vazhdueshme e trafikut e ka bërë të domosdoshme studimin për zgjerimin e kësaj superstrade për ta sjellë në parametrat e nevojshëm për përballimin e trafikut gjithmonë e më të rënduar.

Superstrada Tiranë ? Durrës lidh dy qëndrat më të mëdha të vendit, Tiranën si kryeqytet dhe Durrësin si portin kryesor dhe vend turistik, sidomos për plazhin, i cili ka nje shtrirje të konsiderueshme Durrës ? Golem ? Mali i Robit.

Në këtë mënyrë ky segment rrugor është më i ngarkuar në trafikun e mjeteve dhe arrin kulmin në periudhën e verës. Sidomos vitet e fundit me ndërtimin e autostrades se re Milot- Morine e më tej në drejtim të Kosovës, por pa lënë jashtë dhe zona të tjera të rajonit.

Share This Video


Download

  
Report form