Report TV - BKT u grabit në 6 minuta, stafi e zbuloi pas 2 ditësh edhe pse ra alarmi

Report TV 2016-09-27

Views 1

Gjashtë minuta u janë dashur grabitësve të marrin mbrëmjen e të shtunës 6 Gusht 2016 mbi 19 milion lekë nga kasaforta e sigurisë në filialin e bankës BKT në rrugën ?Ismail Qemali? në zonën e bllokut.

Sipas dosjes së siguruar nga ReportTv pas dy ditëve gërmime nën bodrumin e kasafortës me kriko makine Roland Liti që shihni në këtë foto është future në ambientin e kasafortës në ora 23:13 minuta dhe ka dalë prej aty në orën 23:19 minuta.
Gjithçka ka ndodhur të shtunën në mbrëmje ndërsa mungesa e parave në kasafortën e bankës është pikasur dy ditë me vonesë vetëm ditën e hënë kur stafi dhe arkëtarët e filialit janë rikthyer në punë.

Të gjitha veprimet e kryera nga Liti dhe Alan Babameto në bodrumin nën kasafortën e sigurisë nuk janë të filmuara sqarojnë hetuesit pasi në ambientin e zgjedhur prej tyre nuk ka pasur kamera sigurie.

Gjithçka ka nisur me ndërrimin e bravës së bodrumit nën filialin e bankës i cili pak javë para se të kryhej grabitja ishte marrë me qira për tu kthyer në një ambient lokal nate PUB.

Autorët kishin përllogaritur në detaje çdo veprim teksa arritën deri tek paratë por rënia e alarmit pasi ata morën lekët mbi sirtarët e kasafortës së sigurisë i ka detyruar të largohen me shpejt duke lënë pas prova material që ndihmuan policinë ti zbulojë.

Në dosjen e hetuesve janë një sërë provash që Liti dhe Babameto nuk arritën ti marrin nga bodrumi duke menduar se askush s?do ti zbulonte.

Share This Video


Download

  
Report form