Report TV - Inaugurohet stadiumi "Loro Boriçi" Rama kritika kryebashkiakes Ademi

Report TV 2016-09-27

Views 0

Kryeministri Rama ndodhet në Shkodër në inaugurimin e stadiumit të ri "Loro Boriçi", ku sonte do të luhet ndeshja miqësore Shqipëri-Marok.

Gjatë inspektimit të sallës se gazetarëve në stadiumin "Loro Boriçi", Rama shoqërohej edhe nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Gjatë takimit nuk kanë munguar batutat mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakes Ademi.

Rama ka kritikuar kryebashkiaken Ademi se nuk ka prishur asnjë ndërtim pa leje përreth stadiumit "Loro Boroçi"

"Voltana në portë, Voltana në sulm. Nuk ke prish asnjë ndërtim pa leje. Turp! O Zot ndihmoje Shkodrën. Ëndrra për ndërtimin e stadiumit u bë realitet. Nuk ka nevojë për fjalë. Me fjalë merren ata që e kanë zakon. Ky stadium është 'spektakel arena' dhe do jetë super spektakël", ka deklaruar Rama.

Por nuk ka munguar as kundërpërgjigjja e kryebashkiakes së Shkodrës. Ajo ka akuzuar Ramën se nuk jep asnjë lekë për Shkodrën. Ademi ka deklaruar se nuk mund të prish ndërtimet që janë me leje. "Rama nuk jep asnjë lekë për Shkodrën. Nuk mund të prish ndërtimet me leje. Mund të prish tregun, por jo banesat", i është drejtuar kryeministrit kryebashkiakja e Shkodrës.

Share This Video


Download

  
Report form