Pas një pune intensive hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Tiranë, Sektori per Krimet e Renda Ndaj Jetes dhe Prones , Sektori per Operacionet Speciale Dhe Kerkimit, ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane ka zbuluar autorët e vjedhjes së Bankës BKT në Tiranë, ngjarje e datës 8 gusht 2016.
Sot, me dt 31.08.2016 informojmë publikun se pas nje pune operativo-proceduriale intesive njësitë e Policisë kanë zhvilluar operacionin e koduar ?DEPERTIMI? dhe si rezultat, ne oren 17:30 të ditës së sotme, u ndaluan, autoret e dyshuar të kesaj ngjarje, shtetasit:
1- Roland Liti (Zekaj) 37 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjecar,,i denuar me pare per vjedhje,;
2-Alan Babamato 23 vjeç lindur ne Fier dhe banues ne Tirane,me arsim te larte, i padënuar;
3-Robert Kulla, 35 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjecar,i denuar me pare per rrembim mbajtje peng personi,armembajtje pa leje;
Gjate kontrollit te banesave te ketyre shtetasve u gjeten dhe u sekuestruan me cilesine e proves materiale
-nje automjet i markes benz tip ML me targe AA205KA
-nje automjet i markes opeal tip corsa me targe AA178NC
-nje shume prej 16.730 dollare amerikane
-nje shume prej 10.480 euro
-2,625.000 leke te vjetra shqiptare
-karta sim dhe aparate celulare
-nje sasi fishekesh arme gjahu
Si dhe sende te tjera qe sherbejne per hapje dyersh brava celsa te ndryshem
Po punohet per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete ngjarje
Në përfundim janë kryer veprimet proceduriale dhe materialet do t?i dergohen Prokurorise Rrethit Gjyqesor , Tirane, per vepren penale te ?vjedhjes se bankave dhe arkave te kursimit?, kryer ne bashkepunim parashikuar nga nenet 136/2 te K.Penal.