Universiteti George Washington ka punësuar një ish-ekstremist islamik në qendrën e tij të sigurisë kombëtare. Personi në fjalë dikur ishte denoncuar nga Shtetet e Bashkuara si terrorist që kishte lëshuar edhe kërcënime ndaj krijuesve të serialit televiziv të animuar "South Park" sepse kishin paraqitur Profetin Muhamed të veshur me kostum ariu.