Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ne Fier ka nisur aksionin për prishjen e një objekti tre-katësh i cili është ndërtuar në oborrin e një shkolle 9-vjeçare.
Prishja e kësaj ndërtese është kundërshtuar nga pronarët e saj, të cilët deklarojnë se kanë certifikatë pronësie.
Ata kanë refuzuar shumën e dëmshpërblimit pasi kanë vendosur që ta çojnë çështjen në gjykatë, duke e ndjekur nëpërmjet rrugës ligjore.
Godina tre-katëshe është ndërtuar para shumë vitesh, duke zënë hapësirën publike.
Prishja e këtij objekti është ndjekur nga qindra banorë fierakë.
Fadroma do të vazhdojë edhe prishjen e disa objekteve të tjera po në rrugën ?Dervish Hekali?, e cila është një nyje e rëndësishme për lëvizjen e mjeteve, gjë që do të ndikojë në lehtësimin e trafikut.