Report TV - Dokle sukses si shkrimtar,“Vajza e mjegullës” përkthehet në Bosnjë

Report TV 2016-09-26

Views 3

E kemi parë gjithnjë me kostumin e politikanit, por Namik Dokle po njeh një sukses ndërkombëtar dhe si shkrimtar.

Politikani i karrierës, në mandatin e tij të fundit si deputet pas 25 vitesh aktivizim në radhët e PS-së tashmë sheh romanin e tij të parë të përkthyer dhe në gjuhën boshnjake.

?Vajza e mjegullës? ka dalë sot në libraritë e Sarajevës me titullin " Kceri magle". Romani është përkthyer nga zv/rektori i Universitetit të Prizrenit Sadik Idrizi

Si libri i 9 i politikanit, por i pari roman, ?Vajza e mjegullës? është pritur mirë në tregun shqiptar, ndërsa në Bosnje Hercegovinë është botuar me reçencat e akademikut Tvrtko Kulenoviç dhe docentes së fakultetit filozofik tË Sarajevës, Adijata Ibrishimovic-Sabic

Pavarësisht se është bërë e modës që politikanët e Partisë Socialiste të merren dhe me letërsi si në rastin e Edi Ramës dhe Ben Blushit, Dokle ka vendosur t?i përkushtohet totalisht këtij pasioni.

Ai zbulon gjithashtu se ka në duar romanin e radhës.

?Vajza e mjegullës? u botua në nëntor të 2015-s.

Ngjarjet në libër zhvillohen në krahinën e Gorës, gjatë kohës së komunizmit. minoriteti i së cilës ka qenë pre e diskriminimeve.

Share This Video


Download

  
Report form